Ku përdoret LED

LED në Dyqane, Bar Restorante etj.

Zgjidhjet tona LED janë të përshtatshme në mënyrë unike për dyqanet dhe ju ofrojnë skenën e duhur për çdo rast. Ndriçimi LED mund të nxjerrë në pah produktet, të shtojë interesin, por gjithashtu mund të reflektojë humor, duke ndihmuar për të krijuar ambientin e veçantë dhe unik.

LED në Shtëpi, Zyra etj.

Ambienti i zyrave po ndryshon me shpejtësi jetën e njerëzve. Ndriçimi LED ndihmon në këto ndryshime. Përdorimi i ngjyrave, shumëllojshmëria e formave, efektet dinamike në intensitet dhe drejtim. Në krye të kësaj, LED sjell kursim të madh të energjisë.

LED në Spitale, Hotele, Bare etj.

Hoteleria është një nga sektorët që i nevojitet më shumë kursimi i energjisë. Sot, teknologjia LED mban potencial të jashtëzakonshëm për të kursyer energji në shkallë globale. Llambat LED kanë vendosur standarde të reja në intensitet, cilësi dhe fluks ndriçimi.

LED në hapësirat e jashtme

LED ofrojnë një model të pashembullt në ndriçimin e mjedisit tonë urban në një mënyrë emocionuese dhe praktike. Ndriçuesit janë tepër të përshtatshëm, duke iu rezistuar kushteve të jashtme atmosferike dhe duke siguruar një ndriçim të magjishëm për festat publike. E gjithë kjo me një konsumim të ulët të energjisë.

LED në Industri

Ndriçimet LED i kanë ardhur në ndihmë ambienteve të fabrikave në industri. Tavanet super të larta e bëjnë mirëmbajtjen ose zëvendësimin e llambave shumë të kushtueshëm. Gjithashtu kubatura shumë e madhe në fabrika kërkon një ndriçim shumë të fuqishëm. Zgjidhjet LED ndihmojnë për të kaluar këto sfida.